BallinaKryesore“I gjithë grupi të vijë këtu, kjo është burrni”- Deputeti i PD...

“I gjithë grupi të vijë këtu, kjo është burrni”- Deputeti i PD ironizon “Rithemelimin”: Ne qenkemi të Ramës, tani do na quajnë të Enver Hoxhës

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar deputetet që mbështesin Komisionin e Rithemelimit, pasi këta të fundit i kanë akuzuar se po i shërbejnë Ramës.

Raportohet se Korreshi në mbledhjen e Grupit ka kërkuar që të gjithë deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë për qëndrimin e Presidentit.

“Grupi Parlamentar të vijë këtu, të gjithë. Kjo është burrni. Te votojmë te gjithë këtu. Edhe për kreun e grupit edhe për qëndrimin e presidentit. Na thonë jeni pakica. Hajdeni këtu të votojmë te gjithë, kjo është qëndrim. Ne qenkemi të Rames, tani do na quajnë të Enver Hoxhës. Keta s’qenkan”, mësohet të jetë shprehur Korreshi.

Ndërkohë edhe deputetja Emilia Koliqi mbështet platformën e propozuar nga Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit.

“Jam dakord me platformën e presidentit. Madje edhe prindërit e kandidatit mos të kenë lidhje me sigurimin e shtetit. Të marrim pjesë në raundin e tretë vetëm me një emër”, ka thënë deputetja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular