BallinaUncategorizedDom Nikollë Kaçorri çon në Londër Arif Vladin dhe Kastriot Tushën. Ja...

Dom Nikollë Kaçorri çon në Londër Arif Vladin dhe Kastriot Tushën. Ja ku do mbahet koncerti dhe djemtë e Lurës që i presin

Djemtë e mirë të Lurës vendosën të më përkrahin që këtu, në trojet e vjetra, të ngremë kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit. Ka pas dhe ka prap djem Lura”- shkruan Arif Vladi në një postim në profilin e tij në Facebook më 24 prill 2022. Eshtë kjo nisma e këngëtarit të mirënjohur lurjano-dibran, aktualisht drejtor i Qendrës Kulturore të Peshkopisë. Thirrjes së tij për të ngritur kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe zëvendëskryeministrit të qeverisë së Islamil Qemalit, i janë përgjigjur pozitivisht në kohë rekord banorët e Lurës, djemtë e saj kudo që ndodhen si dhe qytetarë shqiptarë brenda e jashtë vendit. Menjëherë ka nisur nisur puna.

Një grup djemsh nga Lura, me banim në Londër patën njoftuar një takim ku Arif Vladi do të japë një koncert me qëllim mbledhjen e fondeve. Disa prej tyre janë angazhuar në krijimin e një unioni të emigrantëve në Londër, i cili do të ketë qëllim kryesor harmonizimin e punës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e muzeut të Dom Nikollë Kaçorrit.
Eshtë vet këngëtari Arif Vladi njofton koncertin që do të mbahet në Angli në fund të muajit teksa shkruan: -“Shpallet data 29.05.2022 koncerti në Londër ora  11. Për nder të Dom Nikoll Kaçorrit  me pjesëmarjen e Arif Vladit dhe Kastriot Tusha. Ashtë i mirëpritur gjithësecili. Për çdo paqartësi‪ kontaktoni  Zabit Doçi Nr +44 7880 909501 ose  Beqir Ajazi 07852351908 në Londër ose Arif Vladin +355 69 951 4325 në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve”.
Ndërkohë në të njëjtin njoftim në rrjetin social në FB këngëtari Arif Vladi bën publik dhe Komisionin organizativ ne Londer të cilët janë: “Arif Vladi, Beqir Ajazi, Ervin Buci, Zabit Doçi, Soni Buci, Esat Murati, Xheladin Bruçi, Alban Murati, Gurian Haldeda, Shpetim Faik Buci, Dilever Murati, Xhelal Nezha , Gurseli Tollja. Ky koncert do mbahet në Bar resorant “Lura: ora 11 para dite. Adresa. 379 uxbridge rd w3 9sa. Këtij takimi festiv të rëndësishëm dhe patriotik do ti bashkohen dhe zyrtarë të amabsadës shqiptare në Londër.

Apeli i Arif Vladi, ikonës së muzikës shqiptare, si dhe i djemëve të mirë, të shkëlqyer dhe energjik lurjanë, ata të cilën u hodhën “zjarr” në mbështetje të projektit, është ndaj të gjithë bashkëpatriotëve të tyre nga Lura dhe jo vetëm, por dhe Dibra, qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ose nga Kosova që jetojnë dhe banojnë në Londër apo zona të tjera në Angli ose Britani të Madhe, t’i bashkohen kësaj nisme patriotike që konkretizimi i saj të jetë vetëm çështje kohe dhe Dom Nikollë Kaçorri  të lartësohet, të zë vendin e tij në trojet e veta, në Lurën heroike dhe patriotike.


Kush ishte Dom Nikollë Kaçorri?
Dom Nikollë Kaçorri u lind në fshatin Krejë të Lurës më 1862, me të atin katolik dhe të ëmën myslimane. Mësimet e para fetare i mori në shkollën e Troshanit dhe më pas u shkollua në Romë, ku dhe u dorëzua prift. Kur u kthye më 1895, nisi shërbimin fillimisht si meshtar në Delbnisht. Me kryengritjen e Kurbinit, në bashkërendim me Gjin Pjetri u mundësoi kryengritësve 500 armë. Më 1907 emërohet kryetar nderi i klubit “Vllaznia” dhe më 1909 u anëtarsua në klubin “Bashkimi”. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Pasi iu zunë prova që e përfshinin në një kryengritje, u arrestua dhe u dënua disa vjet burg.
Verën e 1912 qe ndërlidhës i kryengritjes që kishte ndërmarrë Maz’har bej Toptani, i cili lidhi besë me malësorët katolikë të Kurbinit, Kthellës e Mirditës dhe së bashku me disa myslimanë doli në mal. Në tetor së bashku me klerikë të tjerë shkoi në mision në Rubik, Mirditë, Kthellë, etj., me synimin që të bashkonte katolikët me forcat osmane kundër Malit të Zi që kish rrethuar Shkodrën. Ishte Imzot Kaçorri ai që priti delegacionin e mërgatës, që arriti nga Trieste me datë 22 nëntor 1912. Durrësi ishte parashikuar nga atdhetarët si qyteti ku do të bëhej Shpallja e PavarësisëNë nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmosi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë së dalur nga Kuvendi i Vlorës.
Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Gërmenjin themeloi lidhjen “Për atdheun e për Thronin” për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme, nga kryengritësit iu dogj qela ku banonte si dhe biblioteka e tij personale.
U largua drejt Vjenës, ku me dekret të 28 janarit 1916, Perandori Franc Jozef e dekoroi me Kryqin e Konturës (Kommtur Kreuz) të Urdhërit të Franc Jozefit. Në kryeqytetin austro-hungarez qëndroi tri vjet, ku dhe u ekzaminua e mjekua për sëmundjen e mushkërive. Ndërroi jetë në sanatoriumin Ëürth, më 29 maj 1917. Varrimi i tij u bë më 1 qershor 1917 në Zentralfriedhof, në praninë e autoriteteve më të larta të kohës

Në Janar të vitit 2011, kleriku Dom Izak Doda gjeti varrin e Kaçorrit në kryeqytetin austriak. Muajt pasardhës me interesimin e klerikëve të tjerë dhe pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Vjenë, u bë i mundur riatdhesimi i eshtrave të tij si dhe varrosja në kishën e Shën Luçias, Durrës më 13 shkurt 2011. Mina HYSA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular