BallinaKryesore“Kërkuat hetim për Metën, kur e kuptuat këtë?”, Rama i shmanget pyetjes:...

“Kërkuat hetim për Metën, kur e kuptuat këtë?”, Rama i shmanget pyetjes: Populli mendon se…

Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë të pyetjes lidhur me kërkesën për hetim për presidentin Ilir Meta.

Rama tha se ka kërkuar hetim për të gjithë ata “personat që një Shqipëri e tërë kërkon hetim për të mësuar të vërtetën”, teksa tha më tej se ‘këto dokrra” nuk janë për tu diskutuar në këtë konferencë.

Keni kërkuar që Ilir Meta të hetohet, por kur  e kuptuar  që Meta duhet të dalë para drejtësisë, kur ishte në qeveri me ju apo kur e propozuar për President?

Rama: E kam dëgjuar dhe këtë teori, nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush, kam kërkuar hetim për personat që një Shqipëri e tërë kërkon hetim për të mësuar të vërtetën, pjesa më e madhe e popullit e mendon dhe se duhet të dënohen ndërsa unë këtë nuk e them, nuk është detyra ime.

Këto dy tre dalje nuk janë as për amerikanët as për ju, por për popullin shqiptar që të dinë se ku qëndroj, se erdhi një kohë që po e ndjeja nga reagime të njerëzve që po dilja në sytë e tyre si bashkëpunues, unë nuk jam bashkëpunues me asnjë. Këto dokrrat nuk janë për këtë konferencë mund t’i diskutojmë herë tjetër.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular