BallinaKryesore“Më nisi një foto dhe duket se është...”/ Gazetari i “Wiwiblogs” zbulon...

“Më nisi një foto dhe duket se është…”/ Gazetari i “Wiwiblogs” zbulon si është Ronela pas “Eurovision”-it

Pas një performance plot energji, Ronela Hajati nuk arrin të kualifikohet në finalen e “Eurovision”-it. Ajo hapi mbrëmjen me këngën “Sekret” duke na emocionuar me performancën e saj.

Shqipëria nuk arriti të siguronte biletën për në finale. Kënga e Ronelës shkaktoi mjaft zhurmë që nga përzgjedhja e saj dhe konsiderohej si një favorite për në finale. Hajati shkëlqeu në finale duke na dhuruar një përfaqësim dinjitoz bashkë me Klaudia Pepën dhe kërcimtarët e tjerë

“Më nisi një foto dhe duket se është...”/

Në natën e parë ishin në garë 17 shtete për një vend në finalen e madhe, ndër to dhe Shqipëria. Shtetet kualifikuese u shpallën në mënyrë të rastësishme. Organizatorët nuk do të zbulojnë ndarjen e saktë të pikëve deri pas finales së madhe

“Eurovision”-i dhe performanca e përfaqësueses së Shqipërisë u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”në Top Channel. Në lidhje “Skype” ishte kryeredaktori i “Wiwiblogs”,William Lee Adams.

Moderatorët e pyetën William se pse nuk shkoi Ronela Hajati në finale?

“Nuk e dimë derisa të shohim rezultatet të shtunën. Por tani është e vështirë të themi. Rezultatet e jurisë jepen pas finales së madhe.

Ka patur 200 gazetarë, brohoritma shumë dhe është pëlqyer performanca e Ronelës. Juria do të zbulojë votat pas finales së madhe”, tha Lee Adams.

Ndërsa i pyetur nëse ka komunikuar me këngëtaren shqiptare, gazetari u shpreh se “po”.

“Kam biseduar përmes ‘WhatsApp’ pas rezultateve për në finale. Më nisi një foto dhe duket se është pak e lënduar. Por ka fituar shumë fansa nga e gjithë Europa”, përfundoi ai.

“Më nisi një foto dhe duket se është...”/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular