BallinaKryesoreMiratohet struktura e vitit të ri shkollor/Shtohet një javë pushim për nxënësit,...

Miratohet struktura e vitit të ri shkollor/Shtohet një javë pushim për nxënësit, ja kur nis mesimi

Ditën e sotme është nënshkruar struktura e vitit të ri shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se mësimi do të nisë më 12 shtator. Ajo shprehet se vitin e ardhshëm, mësuesit dhe nxënësit do të ketë një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Njoftimi i ministres Evis Kushi

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular