BallinaUncategorizedNga kërkesa e Ramës për të hetuar Metën e Berishën, tek situata...

Nga kërkesa e Ramës për të hetuar Metën e Berishën, tek situata në PD! Ambasadorja Yuri Kim rrëfehet në “Open”

Në kulmin e debateve politike, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka vendosur të flasë në emisionin “Open” nga Eni Vasili në News24.

Diplomatja e lartë amerikane do të flasë për kërkesën e kryeministrit Rama, që SPAK të hetojë Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Cilën pjesë të Opozitës njohin SHBA-te?

Si janë raportet me Berishën, Bashën dhe Alibeajn?

Çdo të ndodhe me të ashtuquajturit peshq të mëdhenj?

Për këto dhe te tjera, sot në orën 21:00 Yuri Kim përballë Eni Vasilit në “Open”.

Dy ditë më parë në një aktivitet të KLGJ, Kim reagoi për presionet politike ndaj drejtesise, duke thene se “Ky nuk është standardi që kërkohet”, ajo shtoi se “prokurorët nuk mund të veprojnë kur i urdhëron, porosit apo kërcënon dikush”.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri”, tha dy dite me pare Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular