BallinaKryesoreSi po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

Nga Red Varaku

25 prilli ishte prova e dështimit më të madh të shoqërisë shqiptare. Pavarësisht investimit të fortë Perëndimor gjatë gjithë këtyre tridhjetë viteve , shoqëria jonë ashtu si në të gjitha vendet ish-komuniste, rezultoi sërish e paaftë për të prodhuar rrotacionin politik, aq të domosdoshëm që demokracia të mbijetojë.

Sipas ekspertëve dhe njohësve të mirë të politikës arsyet e këtij dështimi janë kryesisht pasojë e pandëshkueshmërisë dhe mungesës së llogaridhënies, e cila e ka zanafillën tek marrëveshja ose pazari për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Ndryshimet kushtetuese që prodhoi kjo marrëveshje e bënë praktikisht të pamundur ndryshimin politik me votën e qytetarëve.

Pas këtyre ndryshimeve kushtetuese vota e qytetarëve nuk do të kishte më asnjë vlerë dhe nuk do të përcaktonte më asgjë, sepse një ndryshim politik qoftë edhe formal tani kërkon detyrimisht një marrëveshje ose pazar midis palëve në mënyrë që të realizohet.

Perndryshe është thjesht i pamundur, sepse pala që qeveris i ka gjithmonë të gjitha mundësitë për ta mbajtur pushtetin sa herë të dojë, e pakërcënuar nga askush.

Prova e parë për këtë zhvlerësim të votës së qytetarëve ishin zgjedhjet e vitit 2013.

Të gjithë e dimë që rrotacioni politik në 2013 u bë krejt mekanikisht, duke prodhuar kështu një krizë të demokracisë përfaqësuese dhe për pasojë një realitet politik të kapur, një realitet që nuk përfaqësonte vullnetin e qytetarëve.

Kalimi i gjysmës së qeverisë së Berishës tek Edi Rama dhe vazhdimi i qeverisjes së vendit duke asgjësuar kështu procesin zgjedhor dhe llogaridhënien e rrënoi përfundimisht mundësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në ndryshim.

Në këtë kuptim e ashtuquajtura “marrëveshja e ngjalave” e vitit 2013 ishte materializim i objektivit kryesor që synonte marrëveshja e vitit 2008, ruatjen dhe mbrojtjen e establishmentit politik.

Pjesëmarrja e Ilir Metës në qeverisjen 2013-2017 ishte garancia për ruatjen e status quo-së, e cila me sa duket vazhdon ende të jetë në fuqi.

Aq larg ka shkuar kjo gjë sa gati të gjithë qytetarët janë të bindur që pavarësisht se si votohet, ndryshimi politik nuk është më në dorë të tyre. Por, ai është në dorë të një rrethi shumë të ngushtë individësh që përcaktojnë fatet tona në “një tavolinë” ngjalash apo krudosh, diku në ndonjë rezervat egzotik korrupsioni.

Për shkak të kësaj krize të përfaqësimit dhe demokracisë, dhe për shkak të marrjes peng të vendit për interesat e ngushta të establishmentit politik, prej 2009 Shqipëria ka ngecur në vend, madje ka bërë hapa pas në kuptimin e mirëqenies, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Pas këtij viti në Shqipëri as që bëhet më fjalë për zgjedhje dhe demokraci, sepse këtu sundon një establishment politik , i cili përmes pazareve politike ka marrë peng vendin dhe përmes disa proceseve fallco ruan iluzionin e demokracisë.

Ishte pikërisht ky deformim i rëndë i politikës dhe demokracisë shqiptare që detyroi SHBA-të të ndërhynin.

Menjëherë pasi konstatuan këtë realitet në 2013, ata hartuan një projekt për rikthimin e demokracisë përfaqësuese në Shqipëri objektivi kryesor i të cilit ishte asgjësimi i këtij establishmenti, me qëllimin e vetëm çlirimin e shqiptarëve nga pengmarrja e një grushti njerëzish, sepse është e qartë që përmes zgjedhjeve kjo është thjesht e pamundur.

Kjo është arsyeja se pse SHBA-të u investuan fort në Reformën në Drejtësi prej 2014 dhe e kanë konsideruar atë si kryereforma ose nëna e të gjitha reformave, sepse kjo reformë është mekanizmi i vetëm që ka prodhuar përmbysjen e elitave të korruptuara dhe ka garantuar ndryshim politik në shumë vende , përfshi dhe vende ballkanike që ne i njohim mirë.

Pas realizimit të Reformës, e cila është faza e parë e projektit, ajo që pritet është goditja e këtij establishmenti si dhe ndëshkimi egzemplar i saj, sigurisht përmes një strategjie e cila pritet të mos kursejë askënd nga palët e angazhuara në këtë krim të madh kundër vetë popullit shqiptar.

Për këtë Presidenti Amerikan ka nxjerrë edhe një Urdhër Egzekutiv në objektivin e të cilit për herë të parë është përfshirë dhe Shqipëria. Ai synon që Reforma në Drejtësi tashmë e përfunduar të nisë asgjësimin e “virusit politik”që ka futur plotësisht në reanimacion demokracinë shqiptare.

Kush e kupton peshën e një Urdhëri Egzekutiv të Presidentit Amerikan e ka të qartë që ai nuk do të ndalet deri në realizimin përfundimtar të objektivit të tij, pavarësisht kostove apo dëmeve kolaterale që kjo ndërhyrje do të prodhojë. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular