BallinaKryesore15 maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes, Bujar Leskaj: Familja tradicionale goditet shumë...

15 maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes, Bujar Leskaj: Familja tradicionale goditet shumë gjatë krizave ekonomike

Nga BUjar Leskaj

15 maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes
 15 maji, është Dita Ndërkombëtare e Familjes, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për problemet dhe çështjet e familjes si qendër e ndërveprimeve mes gjeneratave dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
 Sot, në gjithë botën organizohen aktivitete, të cilat kanë për qëllim të tregojnë probleme e shqetësime të ndryshme të rëndësishme për familjen, proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike, të cilat prekin drejtpërdrejt familjet dhe krejt shoqërinë.
 Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
 Familja tradicionale goditet shumë gjatë krizave ekonomike: thellohet varfëria, shtohet pasiguria, e cila e rrit nivelin e stresit që shpesh herë ka si pasojë rritjen e dhunës ndaj gruas, fëmijëve, të moshuarve dhe shpesh herë deri edhe në shkatërrimin e tyre.
 Prandaj, sot në Shqipëri, mbështetja për familjet vulnerabël, për ato që nuk kanë të ardhura ose që i kanë humbur ato gjatë krizës dhe pandemisë, që nuk kanë banesa, familjet me fëmijë të vegjël, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta është më e nevojshme se kurrë më parë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular