BallinaUncategorizedE rëndë/ I mituri gjendet i pajetë në dhomën e tij. Po...

E rëndë/ I mituri gjendet i pajetë në dhomën e tij. Po hetohet pjesëmarrja në lojën vdekjeprurëse në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj të Greqisë, ku një fëmijë 12-vjeç i ka dhënë fund jetës. Ai u gjet nga familjarët në dhomën e tij, ndërsa hetuesit thonë se dyshohet se ka marrë pjesë në lojën vdekjeprurëse në TikTok, e njohur si “Blackout Challenge” ku adoleshentët mbyten deri sa humbin ndjenjat, raporton Protothema.

“Blackout Challenge” është një test që i nënshtrohen adoleshentët nga e gjithë bota duke e mbytur veten, derisa humbasin përkohësisht vetëdijen dhe më pas e ngarkojnë videon në TikTok.

Megjithatë, ky është një proces jashtëzakonisht i rrezikshëm pasi shumë të rinj kanë humbur jetën.

Lajmi përhapi trishtim edhe në zonën e Pagratit , pasi 12-vjeçari ishte sportist. Madje, në fundjavë ai do të merrte pjesë në lojërat panhelenike në Lutraki të cilat u zhvilluan në një atmosferë zie për shkak të ngjarjes tragjike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular