BallinaKryesoreNga sot një bulevard në Shkup me emrin e "Ismail Qemali", Bujar...

Nga sot një bulevard në Shkup me emrin e “Ismail Qemali”, Bujar Leskaj: Një ogur i mirë, për finalizimin e projektit të vendosjes së shtatores në…

Nga sot një bulevard ne Shkup mban emrin “Ismail Qemali. Lajmi njoftohet nga kryetari i Komunën e Çairit ne rrjetin social FB.
“Edhe një moment historik, rruga “Ismail Qemali” u promovua sot në Çair
Emri i rilindasit shqiptar Ismail Qemali nga sot do të qëndrojë prore në Komunën e Çairit. Rruga “Bllagoja Paroviq” tanimë është “Ismail Qemali”.
Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ismail Qemali” e bëmë sot duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të Ismail Qemalit paraqet një moment historik jo vetëm për Çairin. Ky emër emblematik është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit”.
Si nje atdhetar dhe patriot qe i ndjek ne menyre sistematike, ish-ministri i Kultures dhe deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar duke e pershendetur kete vendim.
Ne rrjetin social FB z.Leskaj shkruan: :Kryetari i komunës së Çairit në Shkup, kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, z. Visar Ganiu, shpërndau lajmin e mirë, që një bulevard i komunës këtej e tutje emërtohet “Ismail Qemali”, pas vendimit të këshillit bashkiak.
Ky lajm është një ogur i mirë, për finalizimin sa më shpejt të projektit të përbashkët për vendosjen (brenda këtij viti ose në fillim të vitit tjetër) të shtatores së Ismail Qemal Vlorës, Atit të Kombit, në Çair (Shkup), në krah të shtatoreve së Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës, të cilat janë vendosur atje përpara disa vitesh”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular