BallinaKryesoreAnaliza satirike/ Konferenca me Pompeon, Gjekmarkaj: Nga ministrush Ulsiu i mërzitur te...

Analiza satirike/ Konferenca me Pompeon, Gjekmarkaj: Nga ministrush Ulsiu i mërzitur te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit

Nga Agron Gjekmarkaj

“Nuk di si ësht’ e vërteta
Nga vapa lumi u tha
-Shërom’ se nga mëndja ika
Jo moj jo, nuk bëj shaka “!

Kjo këngë popullore kendohej dje nga tre ministrushët e munguar a ndonjë tjeter në takimin me Mike Pompeun ! Tao mbajti një fjalim ngjatetues. Enkeledi gjithaq duke e futur penden si plor në histori nga ku nxirrte metje toksike komunizmi si rrezik !! Miqtë na rikonfirmuan mbeshtjen e tyre që boll na bën punë.

Ministrushi Ulsi ishte tejet i merzitur teksa në televizion englendisej një pjesë nga yndyra e partisë në takimin me Mike Pompeun . Ai si i parendesishem diku në një skutë kruante mjekrren e tij teksa shihte atë të Alket Hysenit në mes të kallaballekut e cila shkelqente e pikonte nga lezeti i begenisjes.
Po kaq të gjithë ata të sistemit drejtësisë ishin aty dhe me fjalime madje e ai hiç si kuk e qyq me ca vartes me të cilet bisedonte në dialekt, atje në zyre.
Në kanape zhytur mallkonte Taon i cili po perjetonte një ditë lavdie në zemrek të politikes boterore. E di apo nuk e di i gjati këtë shmangie e sembonte në gji dilema si cfurk. Më e rënda ishte se as pyeste dot dhe sapo të takohet me Taon detyrohet të qeshë sikur asgjë të mos ishte.
Tao kalamendej në kenaqesi. Nuk kishte ngutje në perzemersi as tahmah në indiferencë me njerzit. Fjalimet i ngjanin njëri – tjetrit , ku mbaronte njëri fillonte tjetri dhe anasjelltas.

 

 

Ministrushi Ben Ahmetaj i cili ashtu i ka ca punë ketij moti nuk u pa askund. Në ajer peshonte si balonë pa karburant ankthi i mungesës së tij. Mileti pyeste po xhagajdueri Ben siç thotë Kryeministri ynë ku bëhet ? Në darkë u shfaq në një ziafet si biçim promovim ideshë rilindase si për të thënë: kisha gjëra me rendesi ndaj nuk munda të vij e ma bëni hallall e kabull.

Ministrushi Çuçi i cili po ta ftojnë vjen nese nuk i bezajnë nuk merzitet po kaq ! Ai thellë thellë , gezohet kur nuk shfaqet , mbijetesen e ka investuar tek heshtja.
Të jetë dora e Tao qerratait dhe ketu hajde merre vesh.
Ministrushi Niko qe dhe pata fatin ta kem në tavolinë ishte muhabetqar e lexues i mirë i ravgimeve të mia hokatare. Ai ndihej në mes si ne që nuk jemi as tek foltorja e Doktorit e as tek celula e Bashes. Qerrata burrë. Pakez me masë , kishte prishaqejfje me mua sidomos nga perfolja që vrapit e braktisjes së Ditmirit kodrave në zaman të rreshqitjes i kisha bërë ! Zamet i thashë, për një batutë djeg jorganin. “Nuk është si duket kembengulte! Vertete nuk isha në krah të tij duke krijuar idenë e ikjes por e mbaja me gajret në telefon. E nxisja tek ai vraponte atij bregu , të kishte besim te Lideri dhe të pagabueshmeria e tij dhe ja ardhi tek fjala ime, aty e mbeshteti koken tek gjoksi i tij leshtor, por prapë ka lakra në kokë , ja i jep mend Europes ç’të bëjë në vend që te reçensionojë “Kurbanin” pas rileximeve të shumta” !
Të drejtë kishte edhe mua më beri pershtypje kjo hallakatje e tij pasi Ai e fali.

Ish Kryeministri Majko i cili mbi flokë mban ende pluhurin e botës se pertejme si Lazari i rikthyer , degjonte me nge e pa shumë habi. E pyeta “pse Niko ska lënë mjekerr si Shalsi, Ulsi, Çuçi, Hyseni i ngatë e të tjerë” ai pa u menduar shumë se me gjasë kishte arritur në konkluzion tha “e bën si disidencë dhe kundershti ndaj Rames” . Me bindi, në sytë e mi Niko u pervijua si Gandi. U pendova per llafet ne mos pa helm por edhe pa sheqer kisha leshuar tutje -tehu neper gazeta.
Mimi degjonte pa ëndje të madhe e pa distancim të dukshem dhe tundte koken si e rrahur me vaj e ufuth pa u kuptuar nëse miratonte apo mohonte!! Herë pase here psheretinte 29 , 29 po vetem kaq.

U ngrit e iku tek tavolina qendrore por aty ministrja e asaj tavoline su ndie aq rehat dhe fap ktheu karrigen domëthënë shpinen !!! Në tryezen tonë qe më ngrohtë. Ne bukë kripe e zemer pa kursim kishim. Ndonje thashethem edhe e benim po pa qeder. Moderimin e beri me një anglishte prej se verteti. Kryetarja e Parlamentit dukej sikur mermeriste me veten ” fali zot ku i gjejnë gjithë keto fjalë”

Jorida e partisë tonë të vules leshonte buzeqeshje të matura pa adresë e kujdesshme që as miza të mos lendohet.Fjalimin e kishte plot nektar politik ku e mira triumfonte dhe e keqja perpelitej. Dy fjalë i thashë dhe vetë ashtu si eterit e tjerë të kombit.
Zonja Gridë erdhi si veri e iku si tufan, plot parehati në dekorin e kuruar të “vllazerim-bashkimit” ! Sperkati me indiferencë kë i desh zemra ! Aty si mes dy aktorve të Hollivudit mes Mediut e Naços mbante nën fre mendimet e veta kandisur me horizont.

Zonja Elisë më qortonte me nopranllek por pa urrejtje kesaj here per romuzet e mia sipas saj seksiste per ministrushet , këtë çetë grashë në sherbim të Atmes. Desh me ra zali. Niko herë pas here leshonte një “eh” miratues dhe ndoshta mendonte sikur ta kisha kapterr në ushtri ja rregulloja qejfin edepsezit. Po mbase jo edhe e kunderta ” e mo se nuk na vjen e keqja nga qyfyret e ketij ne në rregull i kemi pune, birinxhi shendet kemi leka po”!

U leshova me erdhi t’ ju them jam njeri i keq, jam katran, gojëprishur, rrihmeni , denomeni, por në atë moment fjalen mori Prokurori i Pergjithshem dhe menjehere pas tij Etilda me teza kadife si melhem mbi plagë shqiptare.

Dikush nën hundë klithi mungoka edhe Damua. Çka djali tha një tjeter, në meze të vendit duhej të ishte. Teze Mirela e menduar keto muaj po ashtu nuk u pa askund ! “Mbase si frankofone që ështe nuk ndihet mirë në ambjent proamerikan dhe Tao se ka sikletosur ” u degjua një zë! Në vend të saj rehat rehat ulej Ermonela.

Organizatoret ishin kujdesur qe opozita dhe qeveria të rrinin si jaranë në të njejtat tavolina dhe mua me dukej vetja si Selami Jenisheri e herë herë si Nimet Musai i opozites legjendare i begenisur dhe i respektuar!

Ky është çmimi që i paguhet idesë , krahasimi.
Në fund e mori llafin Klotilda e cila foli shtruar e embel ,duke rrahur derte atdheu në kohë marazi. I ra pak gjatë por ani. Klosi u pa vetem në te dalë. Evlati po shijon pereferinë e shikimit.
Kryeministri nuk na erdhi dhe kudo u ndie mungesa e tij! Po te gjithë shihnin lart në qiell ! Pyeta njerin syresh pse koka perpjete ! Shohim lart tha Atin tonë të Rilindjes se ai është si Zoti , frymë e mister dhe rri mbi re nga ku kerkon Presidentin e Republikes një xhanan burrë a hanëme plot nur. Teksa ika atij hoteli mu kujtua kenga”
“Ty moj nan’, të qofshim falë,
që na e fale ne kët djalë,
kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
që na nxori n’drit’ përjetë!
O Enveri i shqiptarve,
o flamur i proletarve,
edhe foshnja kur belbzon,
emrin tand ma par’ mëson.
Shqipja sot për ty këndon,
Jet’ në shekuj të uron!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular