BallinaOP EDIronia e ka "shtëpinë" në Diber znj. ambasadore..!

Ironia e ka “shtëpinë” në Diber znj. ambasadore..!

Nga Shemsi Prençi

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në ceremoninë festive të 100-vjetorit të miqësisë SHBA-Shqipëri është shprehur se: “është admiruese e Skenderbeut”..!
Nëse vërtet Znj. Ambasadore Ju e admironi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, duhet ta tregoni me fakte dhe të mos lejoni që vendlindja e Skenderbeut dhe Kastriotëve të mbulohet me ujë, duke zbatuar projektin e HC Skavica në nivelin maksimal e të dëmshëm për gjithë Dibren.
Keni më shumë se tre vite që ushtroni detyren e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe keni vizituar e pirë kafe në disa vende të bukura dhe historike të Shqipërisë.
Kurrë nuk moret mundimin të shkonit për vizitë në vendlindjen e Kastriotëve në Sinjë, Diber dhe në fushen e Torviollit, të cilen “neser” do ta zhysni nën ujë me liqenin e HC Skavica..!
Ndaj, ju bëjmë thirrje: tregojeni me fakte admirimin për Skenderbeun dhe vendlindjen e Kastriotëve dhe shkoni e shikoni se cilat janë anët pozitive dhe negative të Hidrocentralit të Skavicës..?
Mendoni për një çast se burimet e energjisë tashmë në vitin 2022, nuk duhen synuar vetem tek uji dhe të shkatërrojmë mrekullinë që ofron lugina e Drinit të Zi me gjithë historinë e lavdishme të Kastriotëve.
Shqipëria tashmë duhet orientuar te burimet e energjisë diellore dhe të erës , si dhe burime tjera, por gjithmonë duke mbrojtur mrekullitë e Shqipërisë si ajo e luginës së Drinit të Zi në Diber, si dhe historinë e lavdishme të Kastriotëve dhe vendlindjen e tyre Dibren..
Po Dibres dhe Jo Skavices Ambasadore, ndryshe Ju duhet ta dini se ironinë tuaj se: “admironi Skenderbeun” , mundet ta shisni për gjithkënd, por jo për popullin Dibran sepse një fjalë popullore thotë: “Dibra është shtëpia e ironisë” dhe do ju akuzojnë se, po bani politiken e njerëzve dritëshkurter që urrejnë Skenderbeun , Kastriotët dhe Dibren…!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular