BallinaKryesorePremtimi për 8 vjet u katandis në 1 vit e gjysëm..

Premtimi për 8 vjet u katandis në 1 vit e gjysëm..

Nga Lufti Dervishi

Premtimi për 8 vjet u katandis në 1 vit e gjysëm..
Qershor 2020:
Rama jep lajmin për biznesin e vogël: Pas tatim-fitimit hiqet edhe TVSH. Pa taksa deri në vitin 2029
22 shtator 2020
“Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 14 milionë lekë do të paguajë zero tatim-fitimi. Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 10 mln lekë do të paguajë 0 TVSh. Kjo është një mbështetje unikale në rajon”, tha Rama.
“Janë mbi 93 mijë biznese që përbëjnë 77% të totalit që përjashtohen nga taksat. Ky ishte dhe zotimi ynë.”
16 mars 2022
“Ka edhe një anë tjetër: të rrisim taksën e biznesit të vogël, t’ia bëjmë 10 % taksë mbi fitimin dhe 20 % TVSH dhe pastaj diçka kompensojmë. T’u vendosim edhe taksë 10 % mbi rrogën të gjithë tyre që kanë rroga. Por ne nuk mund t’i bëjmë këto”, tha Rama, ndërsa shtoi se kjo qeveri ka vendosur të zerojë taksën e biznesit të vogël dhe ka rritur taksën për biznesin e madh në 15 %.
16 maj 2022
“Shumë shpejt nga data një qershor ne do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat i cili pikërisht do të targetojë, profesionet e lira, do të targetojë ato profesione të cilat sot individët çelin biznese ja sheshin bizneseve të tjera si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nga hyrja në fuqi e ligjit që do të prezantohet së shpejti nuk do të jetë më e mundur pasi të gjithë profesionet e lira do të duhet të paguajnë…. Ministrja e Financave…
Fjala e dhënë, fjala e mbajtur- është një refren që dëgjohet shpesh nga qeveria.
Premtimin për zero taksa për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë, qeveria e jetësoi më 1 janar të 2021. Premtimi ishte për 8 vjet deri më 2029. Por, tani qeveria ka ndërruar mendje. Dhe mund të ketë të drejtë për të rishikuar fashën 14 milionë lekë, por gjuha e përdorur të kujton luftën ndaj kulakëve. “
Profesionet e lira janë njerëzit që nxjerrin vetë “bukën e gojës”, paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, taksat lokale dhe çdo tarifë tjetër që lidhet me biznesin e tyre. Janë nëse mund të quhen shtresa e mesme, shtresa që paguan më shumë se çdo shtresë tjetër (shtresa e lartë nuk shpenzon) taksën indirekte të TVSH sepse konsumon më shumë se të tjerët. Nuk janë njerëz që kanë shkelur ligjet, por kanë besuar te premtimi i qeverisë, te fjala e dhënë.
Askush nuk mund të thotë me saktësi sesa herë është ndërhyrë në ligjin e taksave dhe tatimeve, por ajo që është karakteristikë prej dekadash është paparashikueshmëria: bën llogaritë me ligjin dhe ligji ndryshon jo nga një mandat në tjetrin, por disa herë brenda mandatit.
Pyetja është kur bëhen zotimet a bëhen llogaritë? A parashikohet efekti financiar? Mundësitë për abuzime? Konsultimet me grupet e interesit? Apo ecet “me të parë e me të bërë”?
Në mënyrë të përsëritur kemi dëgjuar deputetë të shumicës në Parlament dhe në debate televizive marrëzira të tipit: “asnjë lek nuk do të paguajnë shqiptarët, do t’i paguajë buxheti” – nuk janë thënë nga njerëz që nuk e dinë se çfarë është buxheti, por janë thënë duke menduar se shqiptarët janë budallenj.
Buxheti për bëhet nga taksat/tatimet/tarifat që paguajmë dhe nga borxhet që merren.
Kur votohet një herë në katër vjet, nuk votohet vetëm kush do të na përfaqësojë politikisht, votohet për ata që mban fjalën e dhënë, por mbi të gjitha votohet edhe se kush do të menaxhojë paratë tona, pra buxhetin!
Profesionistët e lirë që do të “targetojë” ligji special pas 2 javësh, për fat janë shumë dhe nuk janë nga ata që besojnë se “shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë kokërr leku, se do t’i paguajë buxheti”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular