BallinaKryesoreGazeta e madhe greke: Serbia ka kuptuar se Rusia po e tradhton

Gazeta e madhe greke: Serbia ka kuptuar se Rusia po e tradhton

Media më e madhe greke “Kathimerini” ka botuar një shkrim për marrëdhënieve të komplikuara të javëve të fundit mes Rusisë dhe Serbisë.

Presidenti serb Aleksandër Vucic po kalon kohë të vështira. Deri tani ishte i gëzuar se kishte arritur të mbajë barazpeshën mes Rusisë dhe Perëndimit, duke “thithur” edhe diçka nga Kina dhe Turqia, të cilat i sillnin fitore në zgjedhje duke e përdorur taktikën e “mbajtjes së marrëdhënieve të mira me të gjithë për të përfituar Serbia.”
Media greke: Tani e kupton Serbia se Rusia po e tradhton

Media më e madhe greke “Kathimerini” ka botuar një shkrim për marrëdhënieve të komplikuara të javëve të fundit mes Rusisë dhe Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vucic po kalon kohë të vështira. Deri tani ishte i gëzuar se kishte arritur të mbajë barazpeshën mes Rusisë dhe Perëndimit, duke “thithur” edhe diçka nga Kina dhe Turqia, të cilat i sillnin fitore në zgjedhje duke e përdorur taktikën e “mbajtjes së marrëdhënieve të mira me të gjithë për të përfituar Serbia.”

Nëse aktgjykimi mbetet në fuqi, Gucati e Haradinaj dalin në këtë kohë nga …

Sidoqoftë, me krizën në Ukrainë, gjërat janë vështirësuar për të, përcjell Gazeta Express. Tashmë ai është nën presionin perëndimor për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Më tutje, media greke tregon se përveç kësaj ane, vështirësi të mëdha i vinë Serbisë edhe nga vetë Rusia, që po përdor gjithmonë e më tepër pretekstin e Kosovës për të njohur Pavarësinë e Doneskut dhe Luhansit. Më e dhimbshme për serbët ishte përmendja e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë që e shpalli të ligjshme pavarësinë e Kosovës.

Nëse Moska heq bllokimin e njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo do ishte humbje zyrtare e Beogradit për Kosovën. Kjo do nxiste që edhe institucionet tjera ndërkombëtare të cilat akoma kanë hezituar, në të ardhmen të pranonin njohjen e Kosovës.

Kjo do ishte një “game over” për Serbinë. Lideri serb po reziston, por ka marrë një “thikë pas shpine” nga Putini.

Cinizmi i Putinit në krahasimin e Kosovës me territoret e kontestuara në lindje të Ukrainës, është një shok për Beogradin. Vucic dhe diplomatët e tij kuptojnë më së miri se “protektori i madh” i tyre shfaq realitetin e thënies së kryeministrit britanik Lord Palmerston, që në politikë “nuk ka miq të përhershëm, por ka interesa të përhershme.”

Putin përdor Kosovën për planet e tij gjeopolitike. Ai tashmë është i gatshëm të bisedojë, nëse është e nevojshme, për të legalizuar “pavarësinë” e territoreve të marra në lindje të Ukrainës.

Ky realitet, e dobëson akoma më shumë Vucicin për t’i rezistuar presionit në rritje të Perëndimit ndaj Kosovës./Gazeta Express

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular