BallinaAktualitetKAMERA E FSHEHTË/ “Eja o Shoku ynë”. Nuk do të ndaloni së...

KAMERA E FSHEHTË/ “Eja o Shoku ynë”. Nuk do të ndaloni së qeshuri, Kozma Dushi ngre të “vdekurin” nga arkivoli

Ashtu si çdo javë, përveç denoncimeve në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, nuk mungojnë as lotët, jo vetëm ato të trishtimit, por dhe ato që vijnë nga “Kamera e fshehtë”.

Këtë herë në kurthin e “Piranjave” ka rënë këngëtari legjendar Kozma Dushi, i cili përveç zërit melodioz mbart mbi vete dhe mallkimin e famshëm, atë të vendit të dytë në festivale.

Këtë herë agjentët e “Piranjave” shpikën një histori aspak të zakontë, pasi një burë në moshë i cili ndodhet në çastet e fundit të jetës shpreh dëshirën të takojë Kozma Dushin, i njohur ndryshe si Komi.

Pasi djali i të sëmurit e telefonin dhe i sqaron situatën, Komi, nuk heziton aspak të takojë fansin e tij në “shtratin e vdekjes”.

Sapo takohen pacienti i lë amanetin e tij të fundit Komit, duke i kërkuar që ditën që do të vdesë këngëtari i njohur t’i këndojë këngën “Eja o shoku ynë”, dhe sapo lë amanetin “ndërron” jetë.

Këngëtari Kozma Dushi aq i dashur për publikun shfaq dhe anën e tij njerëzore por dhe besnikërinë ndaj fansit, duke shkuar në banesë dhe të këndojë këngën mbi arkmort, duke bërë mrekullinë dhe rikthen në jetë të vdekurin.

Shihni videon dhe qeshni me lot:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular