BallinaAktualitetMoment i veçantë për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti irlandez mban fjalim...

Moment i veçantë për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e kombëtares kuqezi

Një moment i veçantë ka ndodhur për Shqipërinë gjatë seancës së Parlamentit Europian këtë të mërkurë, ku eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij përballë ligjvënësve evropianë Cuffe tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve.

Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin.

Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit.

Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular