BallinaKryesoreTë hënën dy seanca plenare, pasdite mbahet raundi i dytë për Presidentin...

Të hënën dy seanca plenare, pasdite mbahet raundi i dytë për Presidentin ne oren…

Ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.

Ndërkohë, në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kujtojmë se deri më tani nuk kemi asnjë kandidaturë të bërë publike nga palët, ndërsa afati i fundit për të dorëzuar emrat në Kryesinë e Kuvendit është ora 16:00 e ditës së nesërme. Mes opozitës dhe maxhorancës duket se nuk po gjendjet një gjuhë e përbashkët për vijimin e marrëveshjes për të cilën u fol më herët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular