BallinaKronikeE rëndë/ 19-vjeçari përplas kalimtarin në autostradë, e lë të vdekur në...

E rëndë/ 19-vjeçari përplas kalimtarin në autostradë, e lë të vdekur në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person

Mësohet se në autostradën Vlorë-fier, një 19-vjeçar ka shtypur me makinë kalimtarin B.B, 50 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45,  në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular