BallinaKronikeE vrau për porosi të mafies greke? Zbulohet ekzekutimi i shqiptarit ne...

E vrau për porosi të mafies greke? Zbulohet ekzekutimi i shqiptarit ne 2014, në kërkim Ralf Feruku

 Prokuroria e Athinës ka proceduar penalisht një 46-vjeçar shqiptar i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëatdhetarit të tij në vitin 2014 në një atentat me tritol.

Ngjarja u shënua në zonën e Attiki Odos, ku shpërtheu një makinë tip Smart në pronësi të një 35-vjeçari shqiptar. Ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e shpërthimit, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos rëndë.

Sipas mediave greke, 46-vjeçari ka mohuar çdo akuzë në gjykatë. Në të njëjtën kohë, theksohet se krimi i organizuar mund të marrë një goditje të madhe nga një magnet i vogël i amortizuar në motorin e përdorur nga autorët e vrasjes së tij.

Shpërthimi në Smart ndodhi pak pas orës 19:00, të hënën, më 29 dhjetor, në kilometrin e 50.5 të Attiki Odos, ndërsa 35-vjeçari ishte duke udhëtuar sëbashku me partneren e tij shqiptare në drejtim të aeroportit. Hetimi i Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore gjeti eksploziv në kraterin e shkaktuar nga shpërthimi, por nuk u konstatua nëse ishte një bombë me mekanizëm sahati apo një shpërthim me telekomandë. Në shtëpinë e viktimës Ag. Dimitrios u gjetë një pistoletë, një revole, 103 fishekë dhe një granatë.

Ai kishte punuar më parë në agjencitë ligjzbatuese për trafik droge, armësh dhe njerëzish, ndërsa u arrestua në vitin 2004 në Selanik dhe u dënua me tetë vjet burg. Ai u lirua katër vjet më vonë nga burgu i Larisës.

Gjithashtu u konstatua se 35-vjeçari pretendonte se punonte në lokale nate si bodyguard si mbulesë për aktivitetet e tjera. Në maj 2021, EL.AS. përfundoi hetimet për vrasjen dhe dorëzoi dosjen e Prokurorisë së Athinës, e cila e procedoi penalisht pas disa muajsh 46-vjeçarin, bazuar në dëshmitë se ishte ai që kishte përdorur SMART një natë më parë dhe disa indicie të tjera.

46-vjeçari që mohon çdo përfshirje është akuzuar në të kaluarën për dy vrasje në Pire dhe në një burg në Kretë, pjesëmarrje në një përleshje me bashkatdhetarët jashtë një klubi, ku mbeti i vrarë një biznesmen në vitin 2019. Përveç kësaj, ai është akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në vitin 2017 në Glyfada, por ai u shpall i pafajshëm.

Kush është Ralf Feruku?

Ralf Feruku u arrestua nga policia në 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017.

Pas arrestimit, Feruku u mbajt në burg deri në 12 prill 2021 kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

Feruku për herë të parë ka rënë në pranga në vitin…

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments