BallinaKryesoreKomisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e PD, ja ku...

Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e PD, ja ku do votohet dhe kur do të mbyllet votimi

Komisioni i Rithemelimit zhvillon ditën e sotme zgjedhjet për kreun e PD. Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00.

Në garë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë vendin, në 108 qendra votimi.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Dffb6c73 628f 481d B3be 6541a41a9069

1

A9538674 6493 419d 8392 02575f76f75a

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular