BallinaKronikeNdodh në Vlorë/ Nusja dhe vjehrra ‘bëjnë për spital’ njëra-tjetrën

Ndodh në Vlorë/ Nusja dhe vjehrra ‘bëjnë për spital’ njëra-tjetrën

Një vjehrrë dhe nuse kanë përfunduar në komisariatin e policisë në Vlorë, pasi akuzohen se kanë dhunuar njëra-tjetrën.

Mësohet se fillimisht ka qenë vjehrra 44-vjeçare e cila ka ushtruar dhunë ndaj nuse së djalit të saj 28-vjeçare, por edhe e reja i është kthyer njësoj. 44-vjeçarja është arrestuar, ndërsa 28-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular