BallinaKryesoreTaulanda Jupi: PD nuk është pronë e ASKUJT! Shqipëria mund të bëhet...

Taulanda Jupi: PD nuk është pronë e ASKUJT! Shqipëria mund të bëhet VETËM duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!

Nga Taulanda Jupi

Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT!
Ajo është frymë dhe shpirt i të gjithë atyre që besojnë se Shqipëria mund të bëhet VETËM duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!
Sot më datë 22 Maj – 4 ditë larg plotvitit të shpalljes NON GRATA të Sali Berishës, me logjikën e faktit të kryer, në mungesë të respektimit të institucioneve dhe proceseve legjitime, ”Komisarët e Rithemelimit”, në emër dhe duke keqpërdorur “votën e lirë”, me lista përjashtuese dhe spastruese, organizuan votime në përmbushje të apetitit dhe delirit politik të Sali Berishës për të uzurpuar dhe sunduar Partinë Demokratike.
Rezultatin e votimeve sot e dimë!
Po kështu kemi qartësinë se Sali Berisha dhe vizioni i tij, nuk mund të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike.
Një shumicë e heshtur Demokratësh janë sot të papërfshirë në këtë proces vetëm sepse ata mendojnë ndryshe, vetëm sepse refuzojnë të pranojnë që Partia Demokratike në emër të “rithemelimit” nuk ka sot aftësinë e ripërtëtitjes, nuk mundet të qarkullojë elitat drejtuese, nuk krijon dot një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe të japin shansin Partisë Demokratike të hapë një kapitull të ri dhe të shndërrohet në alternativë të besueshme që rezonon dhe me nevojat e shoqërisë shqiptare sot.
Mbetem çdo ditë me bindjen e palëkundur se koha do të na japë të drejtë!
Po kështu, shpresoj që kjo kohë të mos jetë vonë për fatin e Partisë Demokratike dhe si rrjedhojë për fatin e Shqipërisë.
Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT!
Ajo është frymë dhe shpirt i të gjithë atyre që besojnë se Shqipëria mund të bëhet VETËM duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular