Komisariatet duket se janë shndërruar tashmë në vendngjarje të krimeve. Pas rasteve të vetëvrasjes në dhomat e paraburgimit, sot në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Në ambientet e policisë, efektivi Ludian Zaimi ka plagosur me armë kolegun e tij Çaush Saliasi. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rënd
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.