BallinaAktualitetKryemadhi: Nuk e shikoj Sorosin si armik! Edhe Sali Berisha me Ilir...

Kryemadhi: Nuk e shikoj Sorosin si armik! Edhe Sali Berisha me Ilir Metën kanë bashkëpunuar me të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, së fundmi ka kujtuar momentet nga studimet që ka kryer në në qendrën Marshall në Gjermani dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të një burse studimi.

“Këtu Shtetet e Bashkuara kanë paguar për mua. Kemi bërë aktivitete të jashtëzakonshme. Aty kam krijuar konceptet e para të rolit të tjetërsimit të ushtrisë komuniste në një ushtri europiane”, tha Monika.

Teksa u pyet nëse pagesat kanë të bëjnë me Sorosin, Monika tha se Sorosi nuk bën asnjëherë pagesa për institucionet shtetërore, duke thënë me tej se atë nuk e sheh si armik.

Gjithashtu Kryemadhi gjatë bisedës përmendi edhe nismën e presidentit Ilir Meta, asoj kohe mbante pozicionin e kryeministrit, i cili në bashkëpunim me fondacionin “Soros” bënë të mundur që të gjithë ata që kishin studiuar jashtë vendit do të paguheshin dyfish nëse ktheheshin në Shqipëri.

“Unë nuk e shikoj Sorosin si armik”, tha ajo.

Më tej Kryemadhi tha se Sorosi ka bashkëpunuar me shumë politikanë, duke përmendur Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Bashkim Finon dhe Aleksandër Meksin.

“Sorosi ka bashkëpunuar me të gjithë. Sorosi nuk është Edi Rama dhe SHBA-ja nuk është Soros”, shtoi ajo për News24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular