BallinaKryesorePas 22 majit Berisha dështoi në tre shtyllat e platformës së tij....

Pas 22 majit Berisha dështoi në tre shtyllat e platformës së tij. Fitoi, por nuk bashkoi

Nga Lapsi.al

Pothuajse në të njëjtën kohë që në media u shpërnda fotoja e Sali Berishëes me bashkëshorten, teksa votonin për kryetarin e ri të PD-së, një paparazz anonim kishte fiksuar në celular kundërshtarin e tij direkt Enkelejd Alibeaj, duke u nderur në shezlong në plazhet e jugut.

Këto dy imazhe krejt paradoksale janë simboli më i spikatur i asaj që po ndodh me partinë më të madhe të opozitës. Sali Berisha u bë këtë të dielë kryetar, me mbi 40 mijë vota, por fitorja e tij i ngjan asaj të Piros.

Një pjesë e madhe demokratësh nuk morën pjesë në këtë farsë ku njëra palë vetë garoi, vetë numëroi dhe vetë shpalli. Të gjithë kundërshtarët nuk e njohin këtë konkurim ndërsa mbi 30 deputetë as nuk morën mundimin për të votuar. Në krahasim me dy sfidat e mëdha që ndërmori Berisha, në 11 dhejtor dhe 6 mars, kur beteja ishte dhëmb për dhëmb me Bashën dhe njerëzit e tij, kjo e 22 majit i ngjante një karikature.

Ndonëse mediat mbështetëse të doktorit i lajmëronin rezultatet me solemnitet, shpallja e votave që kishte marrë Ibsen Elezi, diku 10 e diku 12 e bënte gjithçka qesharake. Gara e “rivalit” u kuptua sa serioze ishte që ditën kur ai doli para kamerave për të thënë se konferenca e paralajmëruar e shtypit anullohej për mungesë pjesmarrjeje. Që aty u pa se çfarë do të qe kjo e dielë.

Të gjithë kundërshtarët e Sali Berishës, si ata të mbështetur nga Rama, si ata të frikësuar nga Yuri Kim, ndonëse nuk arritën ta zbrapsin Berishën dhe të pengojnë të vërtetojë se ka shumicën në PD, ia arritën që të delegjitimojnë rizgjedhjen e tij në krye të partisë. Me një garë pa konkurim, të bojkotuar nga pjesa më e madhe e deputetëe liderit historik i mbeti aurelola e fitimtarit që nuk bashkon dot. Pas këtij 22 maji ndonëse triumfoi, Berisha dështoi në tre shtyllat e platformës së tij. PD nuk është as më e fortë, as më e bashkuar, as më e hapur. Ai vërtet ua përplasi në fytyrë të gjithë kundërshtarëve dhe diplomatëve, që donin ta përjashtonin nga partia që themeloi dhe udhëhoqi për më shumë se dy dekada, por ama, ky triumf nuk jep asnjë garanci se ai mund ti prijë një fronti unik kundër regjimit rilindas.

Kjo e dielë e instaloi atë në selinë e PD-së. Ajo sanksionoi se këtej e tutje janë të kota intrigat meskine me gjykata, për të prodhuar një parti fallco me vulë dhe sigël të pushtetit. Tani në krye të PD është dhe “de jure” dhe “de facto”, ai që ka mbështetjen reale. Dhe kjo për Sali Berishën nuk është një fitore e vogël, kur dihet se ai kishte mbi shpinë “non grata-n”, përballë makinerinë e pushtetit dhe pas shpine Bashën dhe shpurën e tij. Por fakti që ai nuk diti të mbledhë rreth vetes ata që e braktisën Bashën, por nuk pranuan të reshtohen pas tij, është një goditje e madhe për opozitën. Kjo përçarje do i japë gjatë gjithë kohës mundësinë mazhorancës të bëjë diversion, për të mos folur pastaj, më tej, për mundësinë e ndonjë skenari bashkimi votash si në parlamentin e shkuar, të asaj përmase që ia dhurojnë rilindjes pushtetin në tavolinë.

Prandaj në këtë 22 maj Berisha fitoi më shumë për vete sesa për masën opozitare.

©Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular