BallinaKryesore“U kthye nga pensioni politik për…” – Deputetët demokratë skeptikë për drejtimin...

“U kthye nga pensioni politik për…” – Deputetët demokratë skeptikë për drejtimin e PD nga Berisha: Sot nuk jemi të bashkuar!

Tre deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur skeptik për drejtimin e PD nga Sali Berisha, i cili ditën e djeshme u rizgjodh pas 9 vitesh në krye të kësaj force politike.

Ferdinand Xhefarj tha se Berisha u kthye nga pensioni politik për të futur edhe opozitën në pension politik.

Ndërsa deputetja tjetër Dhurata Çupi u shpreh se është lajm i keq për demokratët që sot ata nuk janë të bashkuar. Edhe Kreshnik Çollaku i vetëdijshëm për mbështetjen që ka Sali Berisha deklaroi se çështja është në një proces gjyqësor dhe duhet të pritet deri në një vendim përfundimtar.

“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të berë presione për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj.

“Sot PD nuk është më e bashkuar dhe e fortë dhe më e hapur. Nuk e kam mohuar që Berisha ka mbështetësit e tij, por nuk është e bashkuar sot. Ky është lajmi i keq për demokratët. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe duhet të fitojmë mbi këtë pushtet vetëm duke qenë të bashkuar, madje duhet të dalim jashtë konturit të PD”, deklaroi Çupi.

“Nuk kam patur dyshim që Berisha është më i preferuari i simpatizantëve të PD në njërin krah të PD. Çështja është që kontestimi i PD është në një proces gjyqësor. Do të vendoset nëse do të jetë i vlefshëm ai statut apo statutit tjetër. Ka qenë një numër i madh i simpatizantëve, por ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Procese të tilla ku verifikohet shumica apo jo duhet të marrin pjesë të gjithë. Pa vendosur gjykata ne nuk e dimë kush statut është. E rëndësishme është që duhet një proces që duhet ti bëjë bashkë të gjithë demokratët”, tha Kreshnik Çollaku

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular