BallinaKryesoreVIDEO/Rimori drejtimin e PD-së pas 9 vitesh, po ndërkombëtarët e kanë uruar?...

VIDEO/Rimori drejtimin e PD-së pas 9 vitesh, po ndërkombëtarët e kanë uruar? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Pas 9 vitesh largim nga Partia Demokratike, Sali Berisha është rizgjedhur sërish në krye të kësaj force politike. Ditën e djeshme ai u shpall fitues, ku përballë kishte kandidatin Ibsen Elezi.

Berisha është shpallur edhe non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj ende nuk dihet nëse e kanë uruar ndërkombëtarët apo jo.

“Si ndiheni që s’ju kanë uruar ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?” e pyetën gazetarët Berishën, por përgjigja e tij ishte: “Ku e di ti”.

Në seancën plenare të ditës së sotme Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali kanë shkëmbyer replika mes tyre.

“Situata në parlament është e sëmurë. Të cilët i shtyn Edi Rama të bëjnë punën tuaj. Të gjitha kanë qëllim si të maskohen vjedhjet  e tyre. Kjo Spiropali një e dy  e ngrihet. Spiropali është e vetmja. Shko lexo tenderat e burrit të Spiropalit. Ja jep Enklit, të vëllait. A ka vjedhje më të hapur sesa tenderi publik i jepet kunatit. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular