BallinaUncategorizedKastriot Dervishi: Dy falsifikime në sallën ku u mbajt kongresi i Përmetit

Kastriot Dervishi: Dy falsifikime në sallën ku u mbajt kongresi i Përmetit

Nga Kastriot Dervishi

Shokët e fushës së muzeologjisë vendore, i kanë hequr praninë jugosllave sallës ku u zhvillua në datat 24-28 maj 1944 kongresi komunist i Përmetit, si imitim tejet i trashë i mbledhjes së dytë të AVNO-it (domethënës këshilli nacionalçlirimtar jugosllav, Jajce 29 nëntor 1943), duke kryer një falsifikim. Në derën hyrëse ë kongresit ka qenë krahas pikturës së E.Hoxhës, edhe ajo e Titos. Është fshirë. Në pjesën e brendshme, kanë fshirë parullën: “Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare e popujve të Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj, mareshali Tito”. Këtë parullë e kanë fshirë edhe në albumin e fotove të kongresit të Arkivit të PPSH-së, që sot ruhet në AQSH (fshirja është bërë në atë kohë dhe jo sot). Fotografia që po përcjell, është marrë nga një burim tjetër, të cilët falsifikatorët nuk e dinë që ekziston. Siç kanë vënë parullën kundër Këshillit të Naltë të Regjencës, mund të vinin edhe këtë për udhëheqësin e tyre, shokun Tito. Apo kjo nuk duhet?!
Shihni si ka qenë origjinali (bardhë e zi) dhe si e kanë transformuar (fotoja me ngjyra) në muzeun e sotëm.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular