BallinaKryesoreFOTOT/Arrestim dy ditë para lirimit, Ylber Nevruz Darova u dënua tre herë....

FOTOT/Arrestim dy ditë para lirimit, Ylber Nevruz Darova u dënua tre herë. Vuajti 28 vjet, 25 ditë heqje lirie

Nga Kastriot Dervishi

Ylber Nevruz Darova (1928-1999) u dënua tre herë. Vuajti gjithsej 28 vjet, 25 ditë heqje lirie. Herën e fundit u arrestua kur vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç. Lirohej më 19.8.1980, por e arrestuan dy ditë para se t’i mbaronte dënimi më 17.8.1980, në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal. Organet e diktaturës të vendit ku banonte e kërkuan këtë arrestim.
Relacionin për arrestim e bënte DPB Pogradec, e cila theksonte se sekretari i parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit ishte dakord. Në relacionin e DPB Mirditë thuhej se kishin raportuar në Spaç kundër tij bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit: “Sopoti”, “Tekniku”, “Uraka”, “Shkëmbi”, “Ylli”, si dhe ishin siguruar 4 procesverbale me forcë ligjore. Në proces njëri prej tyre u zëvendësua. Është rast tipik për t’u marrë shembull për proceset e ridënimeve gjatë vuajtjes së dënimit. Dokumenti mbyllej me fjalët:
“Duke gjykuar mbi materialin dhe aktivitetin armiqësor që ka mbajtur në hetuesi dhe zhvillon ky person, mbi qëndrimin e tij që ka mbajtur në hetuesi dhe në seancat gjyqësore, arrijmë në konkluzion se këtu kemi të bëjmë me një armik të rrezikshëm dhe të betuar të partisë dhe pushtetit popullor. Ky asnjëherë nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet me vijën e pushtetit popullor. Pret dita-ditës përmbysjen e pushtetit nga një ndërhyrje nga jashtë. Pavarësisht se të dhënat janë para vitit 1970, por edhe tendencën e arratisjes e ka të theksuar dhe ka qenë i vendosur ta bënte, këtë, prandaj: propozojmë që të rigoditet përsëri Ylber Darova nga qyteti i Pogradecit që aktualisht vuan dënimin në kampin e Spaçit dhe lirohet më datën 19.8.1980.
Për goditjen e tij, është dakord dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit. Materialet janë studiuar nga sektori i hetuesisë ku janë dakord me propozimin tonë”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular