BallinaKryesore"Ka partner kryesor Ramën", reagon PD, Alibeaj: E pafalshme të shohësh se...

“Ka partner kryesor Ramën”, reagon PD, Alibeaj: E pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit. Për hallin e tij…

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, ku i bëri thirrje deputetit Gazment Bardhi të shpjegojë rolin e tij në vrasjen që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.

Në një postim në rrjetin social Facebook të PD-së, Alibeaj thotë se “Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD”.

“Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.

Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.

Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular