BallinaKryesoreVrasja në Elbasan para 25 Prillit/ Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Me...

Vrasja në Elbasan para 25 Prillit/ Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi ditën e sotme në konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan para 25 Prillit, ku mbeti i vrarë një person.

“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën.

Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular