BallinaPolitikeBerisha për listën e kandidatëve për Kryesinë e PD: Janë me kredenciale...

Berisha për listën e kandidatëve për Kryesinë e PD: Janë me kredenciale të shkëlqyera politike, nesër do të shihni në ekran…

Kreu i PD, Sali Berisha, flet në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ku vlerëson 46 kandidatët e tij për Kryesinë e PD, që do të votohen nesër në Këshillin Kombëtar.

Berisha tha se kandidatët e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit janë kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Sipas tij, ditën e nesërme do të publikohet në ekranet televizive çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë.

“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces, dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Komisioni në mbledhjen e tij, sic parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular