BallinaKryesoreFiks Fare/ Vuajtjet e pacientëve me dializë: Mungesa e transportit, sëmundja jonë...

Fiks Fare/ Vuajtjet e pacientëve me dializë: Mungesa e transportit, sëmundja jonë e dytë!

spot_img
spot_img

Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgoni në furgon, paguajnë gjithçka me lekët e tyre sepse shteti nuk u vë në dispozicion 1 ambulancë që t’i çojë e t’i marrë këta paciente nga shtëpia e tyre në spital, e anasjelltas.

Ata kërkuan ndihmë e Fiksit se edhe pse shteti i rimburson me 9 mije lekë në muaj transport rruga vajtje ardhje u shkon  dyfish. Por ata që kërkojnë këta pacientë nuk është rritja e rimbursimit, por një mjet. Sepse edhe nëse do ju rritet rimbursimi të njëjtat peripeci do i ndjekin në itinerarin e tyre të përjavshëm drejt spitalit.

Në Fiks Fare u ankua Bashkim Kurani nga fshati Grekan i Elbasanit i cili prej 9 vitesh, plot tre herë në javë, kryen shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal Elbasan. Ai detyrohet nga fshati i tij të gjej transport të rastit për të shkuar deri në Belsh. Dita për Bashkimin fillon herët pasi duhet të kap orarin e dializës që ka në 12:00

Me të mbërritur në Belsh aty takon edhe një bashkëvuajtëse tjetër. Zenepe Qyra një grua rreth të 60 nga fshati  Seferan i Belshit, edhe ajo prej 5 vitesh kryen shërbimin  e dializës. ” Kam 5 vjet po hy për të 6 dhe kështu kemi ngel rrugëve, mbaj dhe burrin me vete se kam hall se bie me ndonjë vend e duhet të më shoqëroj 3 here në javë. Edhe ky prej meje ngeli pa punë” shprehet Zenepja.

Fiks Fare ndoqi me kamer se si është një ditë  e këtyre pacientëve  kur paraqiten për dializë.  Ata ndërrojnë 3 linja autobusi dy ndërqytetës e një brenda qytetit për të shkuar deri në spital.  Furgonat nuk i lënë në vendin ku duhet të marrin tjetrin ndaj edhe duhet të ecin në këmbë.

Pasi mbërrijnë në Elbasan u duhet të marrin urbanin që shpesh thonë nuk ua njeh librezën e invaliditetit deri tek spitali. Mbërrijnë aty rreth orës 11:45  pasi kanë përshkruar Bashkimi 40 km dhe Zenepja 30 km rrugë.  Dializa zgjat 4 orë dhe grupi i xhirimit i pret për të parë kthimin e tyre në shtëpi. ” Kthimin e kemi më të vështirë se nga dializa jemi të këputur” pohojnë të dy njëzëri.

Përsa i përket transportit të tyre me autoambulancë Bashkimi me Zenepen tregojnë se për një periudhë të shkurtër kohe u është vënë një autoambulancë në dispozicion për të kryer transportin e tyre, por më pas e kanë hequr me arsyen se nuk ka shofer. Ndërkohë që Bashkimi shprehet se u është dhuruar nga murgeshat një ambulancë për ta, por që spitali i Belshit e ka mbajtur për të tjera qëllime.

Pasi mbarojnë dializën në ora 16:00 ata drejtohen sërisht për të bërë të njëjtën rrugë por kësaj radhe të lodhur nga dializa.  Pasi marrin sërish urbanin e qytetit i drejtohen furgonave të Belshit.

Në Belsh për arsye të mungesës së transportit në fshatrat respektiv të dy pacientët janë të detyruar të marrin taksi e të paguajnë diku tek 600-700 lekë. Kjo edhe për arsyen se nuk mund të presin dot në temperatura të larta, por edhe në dimër është po e njëjta gjë.

Në  këto rrethina sipas  Bashkimit dhe Zenepes janë edhe pesë pacientë të tjerë që kryejnë 3 herë në javë dializën.

Por Fiksi u interesua në Spitalin Rajonal Elbasan , ku drejtoresha e Burimeve Njerëzore pranë këtij spitali sqaroi se prej këtyre pacientëve nuk kishte asnjë kërkesë të depozituar për zgjidhjen e transportit.

Ajo i udhëzoi Bashkimin dhe Zenepen që të gjithë bashkë të bënin një kërkesë me shkrim të firmosur nga të gjithë të interesuarit dhe më pas ajo personalisht do mundohej që t’u kthente një përgjigje. Të shpresojmë  për një  përgjigje pozitive!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular