BallinaAktualitetVideo/“Moj…se përcaktoni ju se kur do flas, kam bërë kërkesë”, Alibeaj debat...

Video/“Moj…se përcaktoni ju se kur do flas, kam bërë kërkesë”, Alibeaj debat me Felajn, zv/kryetarja: Jam e detyruar që t’ju ndërpres fjalën

Është shoqëruar me debate mbledhja në Konferencën e Kryetarëve, për procesin e presidentit të ri

Diskutimi është zhvilluar mes kreut të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe zëvendës kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Gjatë fjalës së Alibeajt ka ndërhyrë Felaj e cila u shpreh se nuk po flet për çështjen e përcaktuar në rendin e ditës.

Kjo ka shkaktuar edhe debatin, pasi Alibeaj ka theksuar se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës.

 

 

Pjesë nga debati:

Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj


Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të mriatuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gjënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.

Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet

Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të dittës

Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën

Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë. Të drejtën e fjalës nuk ma heq ti as ma jep mua. Se ça do flas, e di unë. Do ma caktosh ti? Lërë kohën dhe pastaj fol në fund. Ne kërkuam që të flasim për komisionin hetimor.

Felaj: Zoti Aliebaj, ju lutem, ne kërkesën e kemi përpara.

Alibeaj: O zonjë, a ka mundësi që ta them deri në fund

Felaj: Do flasim për çështjen e presidentit. Do të duhet t’ia jap fjalën zotit Mediu

Alibeaj: Ju po më prisni të drejtën e fjalës. Moj s’do ma tregoni mua për ça do flas. Secili nga anëtarët ka të drejtën që të flasë. Po qe për arsyen, e vetmja që po e prish je ti. Të kam kërkuar të drejtën e fjalës. Unë po paraqes të kërkesën time.

Felaj: Po ju tërheq vëmendje që të diskutojmë për thelbin e çështjeve për të cilat jemi rënë dakord

Alibeaj: Nga cili vend vjen ti zonjë? Po flas për të drejtat e mia, të drejtat e qytetarit. Do flas për atë që kam paraqitur si kërkesë. Zonjë, nëse doni ta prishni, më thoni.

Felaj: Keni propozim konkret për mbajtjen e raundit të presidentit?

Alibeaj: Hiqeni atë dorë, dhe më dëgjoni.

Felaj: Kam disa minuta duke ju dëgjuar, duke pritur që të flisni për atë se çka u drejtua mbledhja. Çdo deputet ka të drejtë që të flasë deri në 10 minuta për çështjen e ditës. Nëse ai përsërit këtë temë…

Alibeaj: Po merret masa dhe nxirret jashtë. E drejta e deputetit për të folur është e pakufizuar. Se ça bëj unë është puna ime.

Felaj: E kam të qartë se çfarë doni të bëni ju,. Më duhet t’ju ndërpres në zbatim të nenit 45.

Alibeaj: Ti mund të më heqësh fjalën, por nuk je duke respektuar rregulloren.

Felaj: Ju nuk po flisni për datën e raundit të 4.

Alibeaj: Se ça do flas unë, e di unë. C’jeni ju moj?! Unë flas ça të dua.

Felaj: Ju lutem teknikës që të ndërpresë fjalën. Ju kërkova mirëkuptim. S’po më jepni as mua arsyen. I kam kërkuar teknikës që t’i ndërpresë fjalës zotit Alibeaj.

Alibeaj: Moj ti si ma heq fjalën. E kam unë fjalën. Çje ti që futesh dhe më heq të drejtën e fjalës.

Felaj: Teknika i heq fjalën…

Alibeaj: A ka mundësi që të vazhdoj unë?

Felaj: Jo nuk do të vazhdoni… Do ja jap fjalën zotit Mediu.

Alibeaj: S’ma hiqni dot ma fjalën.

Felaj: E ka vendosur rregulloja kështu. Ju duhet të flisni për thelbin e gjësë.

Alibeaj: Zonjë duhet ta mbarojë unë fjalën. Do e çoj deri në fund. E kisha mbaruar këtë unë deri tani.

Felaj: Meqë keni mirëkuptimin e anëtarëve, flisni

Alibeaj: S’dua mirëkuptim. Më takon të flas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular