BallinaKronike“Po fola, duhet të hapni një burg të ri”/ Gazetarja zbardh detaje...

“Po fola, duhet të hapni një burg të ri”/ Gazetarja zbardh detaje nga dëshmia e Dumanitë: Ku është fokusuar SPAK pas rrëfimeve

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Lala tha sot në ‘Opinion’ se Dumani ka pohuar se; po fola unë, do të duhet të hapni një burg të ri’

“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit. Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshirë direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxha.
Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete”, – tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular