BallinaKryesoreBrojën e do e gjithë Premier Liga, tani e kërkon edhe klubi...

Brojën e do e gjithë Premier Liga, tani e kërkon edhe klubi i tretë më i vjetër në botë

Armando Broja është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të kthehet te Çelsi për të bërë fazën përgatitore në këtë klub, por nuk dihet nëse Tuhel do ta mbajë pjesë të bluve apo jo. Janë të shumta klubet që kërkojnë sulmuesin shqiptar, me gjysmën e Premier Ligës që i ka hedhur sytë drejt tij.

broja

Në ditët e kaluara është përfolur për Sauthempton, Arsenal, Uest Hem, Njukasëll, Lids dhe Everton që interesohen për futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Tani listës i shtohet edhe skuadra e Notingem Forest, e cila sapo u ngjiti në Premier Ligë pasi fitoi ndeshjen play-off ndaj Hadërsfilld.

Klubi i tretë më i vjetër në botë kërkon të përforcohet për sezonin e ri në elitë e mbi të gjitha kërkon që të ndërtojë një ekip për të ardhmen. Ndaj në mediat angleze raportojnë se ai i ka hedhur sytë nga Broja duke e kthyer në një objektiv të merkatos, huazim apo blerje përfundimtare e kartonit. Tani mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me Brojën, por edhe nëse ai zgjedh që të mos vazhdojë me Çelsin, e ardhmja e tij në Premier Ligë duket e siguruar.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular