BallinaKronike“Nuredin Dumani nuk gënjen”/ Gazetarja: Çfarë më tha nipi i një prej...

“Nuredin Dumani nuk gënjen”/ Gazetarja: Çfarë më tha nipi i një prej viktimave

Gazetarja Klodiana Lala tha se në Tiranë ka takuar nipin e një prej personave të vrarë, ngjarje që është zbardhur nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

E ftuar në “Politiko” në Top News, Lala tha se nuk preferon të flasë për emra, por që nipi i personit në fjalë i kishte dhënë një informacion.

Detaji që kishte dëgjuar prej tij, e kishte bërë të dilte në përfundimin se Dumani po thotë të vërtetën.

“Pse për mua Nuredin Dumani është i besueshëm, pse e them këtë gjë? Sepse unë në ditën që u bë ndeshja e Conference League takova nipin e një prej viktimave, më dha një informacion që nuk është bërë public deri më sot, por është i njëjtë me atë që ka thënë Dumani.

Në dosjen hetimore është. Unë kam publikuar pamje e dëshmi të shumë atnetateve dhe kur unë kam parë dëshminë, e kam analizuar dhe dal në përfundimin që përputhen,”- tha Lala ndër të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular