BallinaIntervistaSi do verifikohet sot pastërtia e kandidatit për president? Flet anëtari...

Si do verifikohet sot pastërtia e kandidatit për president? Flet anëtari i Autoritetit të Dosjeve

Duket se në pamje të parë kandidati për presiden që pritet të bëhet sot publik ka një pengesë, kohën e pamjaftueshme për t’u verifikuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Por këtë e sqaron një prej anëtarëve të këtij autoriteti Simon Miraka. Ende në detyrë në pritje të marrjes së mandatit të dytë, ose zëvendësimit të tij, Miraka siguron se ky autoritet ka kapacitete që ta verifikojë figurën e kandidatit brenda 24 orëve. I ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Miraka bëri publik mënyrën se si do bëhet ky verifikim dhe në kohë rekord. Më poshtë një pjesë e intervistës së Simon Mirakës.

Zoti Miraka si do bëhet verifikimi i kandidatit për president? A ka kohë të mjaftueshme për këtë?

Sigrysit q ëka kohë dhe Autoriteti ka rsurse që ta realziojë Brenda 24 orëve.

Po i bie që të kryhet ditën e shtunë. A jeni pushim?

Nuk ka pushim për një ngjarje të tillë. Ne jemi në gatishmëri për këtë situatë.

A mund të na thoni si bëhet verifikimi i figurës së kandidatit për president?

Sapo të zyrtarizohet kandiatura, kuvendi i dërgon një kërkesë Autoritetit në të cilën i kërkon verifikimin e figurës. Ndërkohë paralelisht vetë kandati plotëson një formular në të cilin shkruan të dhënat e veta, gjeneralitetet dhe momentet më të rëndësishme të jetës së vet sipas karrierës. Mbështetur në këtë, ne nisim nga puna dhe bëjmë verifikimet e duhura.

A është e mundur të bëhet kjo?

Po, sepse ne e kemi të komopjuterizuar sistemin e dosjeve. Aktualisht godina e Autoritetit është në një nga godinat e ish-kompleksit të Ministrisë së Mbrotjes. Jemi dhe do jemi aty për ta kryer sa më shpejt këtë.

Si do kryhet kjo nëse kandati ka mbajtur një funksion publik dhe ka kaluar më parë në këtë filtër?

Po. Ka një avantazh për ata kandidatë që kanë kaluar nga ky komision për verifikimin e figurave. Nëse kandati ka vërtetim orgjinal nga komisioni i drejtuar nga Hajri Mezini dhe nga Komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani ne jemi të detyruar të mbështetemi te ato vendimr dhe kandidati rezulton i pastër. Nëse kandidati nuk ka vërtetim prej tyre ne vijojmë me procedurat. Verifikojmë të gjitha dosjet dhe mbi bazën e asaj që na rezulton kthejmë përgjigje.

Po në rast se kandidati mund të ketë qenë i vogël gjatë regjimit komunist?

Po edhe në këtë rast njësoj vetëm se ka një problem. Nga puna në Autoritet na rezulton vërtetë ka patur raste që janë bërë bashkëpunëtorë edhe 17-vjeçarë por pak besohet se personi në fjalë ka qenë i përgjegjshëm duke qenë se ka qenë në moshë të mitur.

Po atëherë si veprohet?

Ne si Autoritet do japim atë që shkruhet në dosje pa bërë interpretim.

A ekzsiton mundësia që dosjet për një kandidat mund të jenë zhdukur?

Kjo nuk është puna jonë. Ne japim vërtetim për materialet që kemi jo për ato që nuk kemi.

Zoti Miraka, ju kërkoni një mandat të dytë për të qenë anëtar i Autoritetit të Dosjeve dhe u ka mbaraur mandati i parë. A ka Autoriteti numrin e nevojshëm të atyre që duhet të hedhin firmën mbi këtë dokument sepse tani nga pesë anëtarë mungon edhe zoti Daut Gumeni dhe Marenglen Kasmi që nuk vijojnë punën aty por edhe nuk janë zëvendësuar?

Mua më ka mbaruar mandati por unë vijoj punën deri në momentin që emërohet pasuesi im ose unë vijoj për një mandat të dytë. Aktualisht me jemi 3 anëtarë, unë, Gentiana Sula që është edhe kryetare edhe Altin Joxha. Kjo sipas ligjit ëshë e mjaftueshme, pra duhen tre firma.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular