BallinaKronikeA është zbuluar kush e ekzekutoi Naim Bajrin teksa pinte kafe në...

A është zbuluar kush e ekzekutoi Naim Bajrin teksa pinte kafe në Shkodër? Përgjigjet Policia

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Naim Bajrit, ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Drejtues të policisë së Shkodrës, në një dalje për mediat u pyetën në lidhje me ngjarjen kriminale që ndodhi më 2 qershor në këtë qytet, ndërsa u bë me dije se po vijojnë hetimet. Sipas policisë, hetimet vijojnë, por nuk mund të bëhen të ditura detajet për shkak të sekretit hetimor.

Pyetje: A është zbuluar kush e ekzekutoi Naim Bajrin?
“Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje nuk mund të japim për shkak të sekretit hetimor. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë.”, tha drejtuesi i policisë.

68-vjeçari Bajri u ekzekutua me armë zjarri teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular