BallinaKryesore“Aulona Interfolk Festival” në Vlorë, risia nga diaspora ishte grupi “HAREJA” nga...

“Aulona Interfolk Festival” në Vlorë, risia nga diaspora ishte grupi “HAREJA” nga Gjeneva e Zvicrës

“Aulona InterFolk Festival” Vlorë 2022 bëri të jehojë pranë blus-ë së bregdetit, tradita e kultura ardhur plor ritme, melodi, ngjyra kostumes, nga shumë vise shqipëtare, Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, diaspora shqipëtare .. dhe të folklorit të huaj nga  Bullgaria, Rumania, Moldavia, Zvicra, përfaqësi nga minoriteti grek etj.

Siç u mësua nga pjesmarrësit,  grupet pranohen për pjesmarrje me kritere të larta cilësie, veçanti kostumesh dhe repertori.

Cilësi këto të vendosura nga Drejtori organizativ z.Sejmen Gjokoli, që në fillimin e “Aulona Internacional Folk” dhe përgjatë 14 vite festivale dhe që e bëjnë këtë festival të organizuar kaq mirë  me emër të nderuar dhe përtej  shqiptarisë.

Mes shumë prezantimesh të shkëlqyeshme për tri netë me radhë skena reflektonte jetë, art, kulturë ,paqe dhe traditë…. shpirtin e kombësive të ndryshme , shpirtin shqipëtar dhe të viseve ku jetojnë shqipëtarë.

Diaspora shqipëtare me grupin HAREJA nga Gjeneva ,që përfaqësonte  Zvicrën, ishte një risi e këtij viti të XIV të “Aulona Interfolk Festival”

Një grup bashkatdhetarësh ku repertori i tyre është gjithpërfaqësues nga tradita tek kënga qytetare, dhe nga treva e zhanre të ndryshme.

Siç mësuam: “çdo të martë në mbrëmje, përgjatë gjithë vitit, në një sallë shkolle Zvicerane në Gjeneve” dëgjohen rregullisht dhe me orë ,tinguj, ritme, polifoni e vargje shqipëtare në prova, nën drejtimin e Afërdita Krasniqi.

E pra grupi HAREJA me vullnet dhe përgjegjësi morale për të mbajtur traditën e kulturën shqipëtare prej 5 viteve kontribuon në jetën artistike, evente akademike dhe historike të komunitetit por dhe me prezantime në kantone të Zvicrës.

Përfaqësimi i këtij grupi HAREJA në festival me solistë

Afërdita Krasniqi, Bardh Ramadani, Shpejtim Krasniqi plus korali që shoqëronte  në harmoni me shumë zëra, ritmet të vogla sharmante në koreografi, shoqëronin këto këngë, përveç kënaqësisë së pjesmarrjes, ishin zemër plot HAREJA, të përfaqësonin “shqiptarinë e komuniteteve shqipëtare” larg Mëmëdheut….e pra ku më mirë se në Vlorën e Flamurit  të Ismail Qemalit.

HAREJA është shumë mirënjohëse për pjesmarrjen e saj, por Drejtori organizues, me MIRËNJOHJE vlerësoi kontributin për traditë e kulturë këtë grup, gjithsshtu duke uruar mirëseardhjen e grupeve të tjerë cilësorë nga diaspora.

Ky festival me Z.Sejmen Gjokoli i krijoi këtë hapësirë ndërkulturore, folklorike, shpirtërore, gjithë potencialit artistik të  festivalistëve të shumtë, shqipëtarë dhe të huaj për XIV vite.

Ministria e kulturës vlerësoi me mbështetje, kurse Media kombëtare RTSH dhe ato lokale, shpërndanë për qytetet e tjera “si rrezatimi i diellit mbi valë” shkëlqimin e emocioneve të këtyre 3 netëve Festival.

HAREJA uron që “Aulona InterFolk”  do vazhdojë të jetë mikpritja e folklorit dhe traditës kombëtare dhe ndërkombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular