BallinaKryesoreAsnjë fitore në Islandë/ Shqipëria, për revansh në “tokën e ndaluar”

Asnjë fitore në Islandë/ Shqipëria, për revansh në “tokën e ndaluar”

Shqipëria do të nisë sot në mbrëmje rrugëtimin në Ligën e Kombeve, teksa do të përballet me Islandën në orën 20:45.

Një rrugëtim që mund t’i sjellë Kombëtares përfitime të mëdha në lidhje me kualifikimin në Europian apo dhe kalimin në një vazo më lart në momentin e hedhjes së shortit, gjithmonë nëse kuqezinjtë dalin të parët në grup.

Por ndër të tjera, nisja do të bëhet në një tokë të vështirë, siç është ajo e Islandës, që po t’u hedhim një sy precedentëve, do të shohim që Shqipëria nuk ka arritur të dalë ndonjëherë as edhe me një barazim nga ishulli.

Një tjetër e veçantë është pjesa e orarit, ku lojtarëve do t’u duhet të flenë kur jashtë është ditë, edhe pse Kombëtarja ka që në datën 4 që ndodhet në Reikjavik.

Fakti tjetër është gjendja e islandezëve, që shkëlqimi u ka rënë në krahasim me disa vite më parë, kur shkonin deri në çerekfinale të Europianit dhe pjesëmarrës në Botëror, kjo do të shoqërohet edhe më një numër të ulët tifozët vendës që mund të arrijë deri në 3 mijë, shumë më pak nga ndeshja e tri viteve më parë, kur stadiumi ishte plot dhe mbushej me 10 mijë islandezë.

Një armë më shumë kjo për kuqezinjtë, që kanë gjetur aty një ambient të qetë dhe madje edhe një kuzhinier nga Tepelena në hotelin ku po qëndrojnë, kjo për shkak se në Islandë jetojnë afërsisht dikur te 2 mijë shqiptarë dhe do të ketë edhe një mbështetje për t’u vlerësuar në stadium kur të luhet ndeshja, pa përfshirë këtu edhe disa dhjetëra persona të grupit “Tifozët kuqezi” që kanë udhëtuar në drejtim të ishullit për të mbështetur Kombëtaren e tyre.

FORMACIONI – I ndikuar nga disa mungesa, si ajo e Brojës, Uzunit, Bares, Laçit apo Manajt, trajneri Edi Reja deri një ditë përpara ndeshjes mendohet që të luajë me një formacion të tillë:

Në portë i besohet eksperiencës së Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja me një rreshtim me pesë, ku bëjnë pjesë Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti dhe Hysaj.

Përpara tyre dhe në mesfushë mbetet një dilemë se kush do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin, Nedim Bajrami apo Endri Çekiçi. Ndërkohë, në sulm italiani pritet që t’i besojë dyshes Cikalleshi-Seferi.

SHQ

KL

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular