BallinaKryesoreIslandë-Shqipëri nuk transmetohet në TVSH! Tifozat Kuqezi: Nuk e kanë parë të...

Islandë-Shqipëri nuk transmetohet në TVSH! Tifozat Kuqezi: Nuk e kanë parë të arsyeshme, kjo qasje është e gabueshme

Shqipëria do përballet me Islandën në Rejkjavik, ndërsa i çuditshëm është fakti se kjo sfidë e parë e Nations League nuk do transmetohet nga televizioni publik shtetëror. Tifozat Kuq e Zi nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se nuk është parë e arsyeshme të transmetohet ndeshja. Gjithashtu, shtojnë se mbështetja ndaj djemve tanë do jetë e pakufijshme.

Postimi:

Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.

Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja.

Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.

F
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular