BallinaKryesoreNdodh çudia, ekipi i kualifikuar në Botëror refuzon të dalë në fushë....

Ndodh çudia, ekipi i kualifikuar në Botëror refuzon të dalë në fushë. Lojtarët të pakënaqur me pagat

Ndeshja miqësore e futbollit mes Kanadasë dhe Panamasë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej dje (05.06.22) në Vancouver, ashtu siç u paralajmërua që të shtunën, u anulua. Lojtarët e ekipit kombëtar kanadez, i kualifikuar tashmë në Botërorin e Katarit, kanë refuzuar të dalin në fushë për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare me Canada Soccer, raporton flasshqip. Të pakënaqur me kushtet e pagave të propozuara nga federata kombëtare në një kontratë të re kolektive, lojtarët kanadezë e kanë refuzuar atë, duke vendosur të zgjedhin grevën si mjet presioni, pasi bojkotuan radhazi dy seanca stërvitore të premten dhe të shtunën e kaluar.

Sipas deklaratës së përfaqësuesve të ekipit, sekretari i përgjithshëm dhe presidenti i federates pranuan për herë të parë të diskutojnë me lojtarët vetëm në datën 4 qershor pasdite. “Është koha të pozicionohemi qartë për të ardhmen e futbollit në Kanada”, kanë deklaruar ata, duke shtuar se “dëshira për të bashkëpunuar e lojtarëve ekziston, por marrëdhënia me federatën është e tensionuar prej vitesh, Canada Soccer nuk respekton ekipin tonë dhe po komprometon përpjekjet tona për të ngritur standardet dhe për të avancuar futbollin në Kanada”.

Ndër të tjera, futbollistët kanadezë kanë kërkuar trajtim të barabartë me kombëtaren e femrave, për sa i përket të ardhurave nga ndeshjet dhe përqindjet e fitimeve nga pjesëmarrja në Kupës e Botës, që kësaj radhe për ekipin e meshkujve është e para pas 36 vjetësh. Siç është berë e ditur, Kanadaja në grupin F të Botërorit do të ndeshet me Belgjikën, Kroacinë dhe Marokun.

Nga ana e tij, Presidenti i Canada Soccer Nick Bontis, deklaroi në një konferencë shtypi të dielën se propozimi i lojtarëve nëse pranohet, i krijon organizatës që ai drejton një situatë financiarë të paqëndrueshme. Bontis, njëkohësisht ka shprehur dhe zhgënjimin e tij për vendimin e lojtarëve, duke pohuar se federata është përpjekur të gjejë një zgjidhje që është e drejtë për të gjithë.

 

 

Ndërkohë pritet zhvillimi i mëtejshëm i kësaj ngjarjeje të pazakontë për futbollin kanadez. Të enjten, sipas planifikimit, ekipi i Kanadasë duhet të përballet me atë të Curaçao, sërish në Vancouver, në kuadër të takimeve të Ligës së Kombeve të CONCACAF.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular