BallinaAktualitetDEBATI/“S’kemi vërejtje për krehjen e flokëve, por për punën”, Prenci-Peleshit: Kriminale ajo...

DEBATI/“S’kemi vërejtje për krehjen e flokëve, por për punën”, Prenci-Peleshit: Kriminale ajo që i keni bërë flotës!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në emisionin ‘Open’ në News24 ka debatuar me ish-kreun e Emergjencës Shemsi Prençi për situatën e zjarrit në Sazan.

Drejtuar ministrit Peleshi, Prençi i tha të mos gënjejë opinionin publik por të tregojë të vërtetën e gjendjes së Forcave të Armatosura.

Pyetje: Përse avioni grek erdhi kaq vonë? Hartuat strategji të gabuar?

Peleshi: Gjithë Europa përfshi Greqinë dhe Italinë mbështet tek mekanizmi Europian.

Prenci: Zoti ministër mos gënje opinionin publik. Në 2017 kishte rënë një zjarr në Korçë dhe ta kam fikur brenda 1 orë, deklarove se nuk ishte fikur

Peleshi: Nuk kam pasur vërejtje për punën tënde,

Prenci: Kam unë vërejtje për punën tënde sepse si drejtues i Ministrisë së Mbrojtje prej tri vitesh keni katandisur flotën, është mëse kriminale. Përse nuk keni bërë procedurën e kontratave, përse nuk fiken zjarret në ditën e parë pro në ditën e shtatë. Por flenë gjumë gjithë ditën dhe shkojnë në plazh, s’kemi vërejtje për krehjen e flokëve, por për punën.

Peleshi: Nuk preferoj të bëj retorika politike. Ajo që tha Prenci nuk është e vërtetë , helikopteri Kuger viti e kaluar ka qenë në punë

Prenci: Asnjë minutë

Peleshi: Më dëgjo këtu tani

Prenci: Gënjen s’ke asnjë helikopter në gatishmëri

Peleshi: Fjalën gënje tërhiqe mbrapsht. Nuk ka asnjë vend që ka shuar zjarrin që ditën e parë. Është djegur Athina. Edhe vendet që kanë më shumë mundësi e mjete ajrore s’kanë arritur ta fikin ditën e parë. Unë nuk jam ekspert zjarresh, as Canadair CL 415 nuk e shuan dot zjarrin nëse nuk ndërhyhet nga toka… Është e vërtetë që në Sazan mund të ketë municione të paplasura dhe ndërhyrja ishe serioze.

Lala: Sapo thatë që në atë ishull kishte municione të paplasura dhe ju dërguat Forca të Ushtrisë

Peleshi: Jo në Sazan por Forcat e Armatosura prej vitesh dërgojnë në Letoni për çminime. Jo vetëm në Sazan por gjithë Shqipëria ka municione të paplasura. Forcat e Armatosura përballen me rrezikun, patjetër që janë të trajtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular