BallinaKryesoreEuropiani më afër me fitoren ndaj Izraelit. Ja çfarë fiton Shqipëria me...

Europiani më afër me fitoren ndaj Izraelit. Ja çfarë fiton Shqipëria me një sukses të mundshëm sonte

Ndeshja me Izraelin, e dyta e Ligës së Kombeve 2022-2023 vlen jo vetëm vendin e parë por është shumë e rëndësishme edhe në optikën Euro 2024. Momentalisht, Shqipëria bën pjesë në Grupin B2 bashkë me Izraelin dhe Islandën ku këta të fundit janë momentalisht në krye me 2 pikë por një sukses sonte në mbrëmje e ngjit ekipin e Edoardo Rejës në vendin e parë.

Përjashtimi i Rusisë i rrit shpresat për kuqezinjtë që të fitojnë në një grup me dy skuadra pothuajse të barabarta në letër. Vendi i parë në fund do të thotë shumë. Fillimisht Shqipëria zyrtarizon ngjitjen në Divizionin A ku bëjnë pjesë skuadrat më të forta të kontinentit dhe në edicionin e ardhshëm do të ndeshej me ekipe prestigjoze.

Por ajo që ngroh më shumë trajnerin Reja është fakti që Shqipëria do të luante një gjysmëfinale dhe më pas nëse fitonte do të luante edhe një finale me më të mirën e Divizionit B për një biletë direkte në Euro 2024. Një mundësi e artë që ndoshta nuk përsëritet më për Kombëtaren që duhet ta shfrytëzojë sonte në mbrëmje kundër Izraelit në orën 20:45.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular