BallinaLifestyleDisa mënyra se si mund t’ju dalë gjumi edhe pa kafeinë!

Disa mënyra se si mund t’ju dalë gjumi edhe pa kafeinë!

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të qëndroni zgjuar pa pirë kafeinë.

Pini një gotë me ujë!

Ju duhet të pini ujë gjatë gjithë ditës, por trupi juaj zakonisht është i dehidratuar kur zgjoheni, kështu që kjo është diçka që duhet të bëni sapo zgjoheni në mëngjes.

“Ju ndoshta nuk keni pirë lëngje për tetë orët e fundit, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni është të pini një gotë ujë në mëngjes”, këshillon Dr. Darling. “Kjo në fakt mund t’ju ndihmojë të ndiheni zgjuar.”

Duhet të stërviteni!

Ju mund të kryeni disa ushtrime në kushte shtëpie që sapo të zgjoheni ose të dilni për një ecje të shpejtë pranë shtëpisë.

Dr.Darling thotë se ndonjëherë ju duhen vetëm 5 minuta për t’u ushtruar.

Kjo vlen edhe për stërvitjet e mesditës. Dilni për një shëtitje të shkurtër për të larguan lodhjen.

Përmirësoni gjumin!

Ju mund të vuani nga pagjumësia nëse zakonisht ju duhen më shumë se 30 minuta për të fjetur, ose ju del gjumi në mes të natës.

Ja disa gjëra që duhet të reduktoni me qëllim që të keni një gjumë më cilësor:

Shmangni alkoolin dhe ushqimin dy orë para gjumit.

Flini në një dhomë të freskët dhe të errët.

Shmangni ekranet elektronike një orë para gjumit.

Menaxhoni stresin tuaj!

Edhe stresi i përditshëm, mund t’ju bëjë që ju të ndiheni të lodhur. Përpiquni të menaxhoni nivelet tuaja të stresit duke iu drejtuar jogës, ushtrimeve, masazheve ose rutinave të tjera të kujdesit për veten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular