BallinaLifestyleTashmë u zbulua edhe vendndodhja! Ja ku do të mbahet festivali 'Sunny...

Tashmë u zbulua edhe vendndodhja! Ja ku do të mbahet festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë

“Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në Tiranë këtë vit. Gjithashtu janë bërë me dije të tjera detaje.

Së fundmi, në një intervistë për T7, Shpat Begolli, anëtar i ekipit administrativ të festivalit ka zbuluar edhe se ku do të vendoset skena e madhe ku do të performojnë artistët.

Begolli shtoi se vendndodhja e “Sunny Hill Festival” do të jetë në parkun pranë liqenit artificial.

 “Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, ka thënë ai.

Më herët, faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” publikoi dhe njoftimin zyrtar.

“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik.

Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë,po vijmë!”- thuhej në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular