BallinaSportTë çmendur pas Armando Brojës/ Klubi i Serisë A e kërkon në...

Të çmendur pas Armando Brojës/ Klubi i Serisë A e kërkon në skuadër, nisin bisedimet me Çelsin

Armando Broja ka shkëlqyer sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit.

Me përfundimin e huazimit, sulmuesi shqiptar i është bashkuar Çelsit, skuadër që zotëron kartonin e tij.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, 20-vjeçari ndiqet me interes edhe nga Atalanta që synon që të shtojë edhe një shqiptar tjetër në skuadër, përveç Berat Gjimshitit.

Bergamaskët kanë kërkuar informacione për sulmuesin e Kombëtares dhe kanë nisur bisedimet me klubin londinez për të fituar shërbimet e tij, ndonëse do të jetë e vështirë pasi lista e kandidatëve është shumë e gjatë me Interin, Milanin, Napolin, Dortmundin, Uest Hemin, Evertonin dhe sheikët e Njukasëllit.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular