BallinaKryesoreVIDEO/ “Në Kuvend vjen era puro e hashash”, deputeti i PD me...

VIDEO/ “Në Kuvend vjen era puro e hashash”, deputeti i PD me tone të ashpra: Gjendje katastrofike!

“Në Kuvend vjen era puro e hashash”, deputeti i PD me tone të ashpra: Gjendje katastrofike, mos m’i bëj duart ashtu Pandi se Kajmaku u kap me

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Parlamentin shqiptar vjen era puro, madje edhe hashash. Deputeti Sula foli për çmimet e larta në vend, ku ai paraqit sot në Kuvend me një shportë me ushqime, por që sipas tij, nuk i është lejuar ta fusë në sallë.

“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.

Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.
Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments