BallinaAktualitetAlfred Lela emërohet Drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD,...

Alfred Lela emërohet Drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, si u prezantua nga Berisha

Alfred Lela do të jetë nga sot drejtor i ri i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.

Ka qenë vetë kreu i PD, Sali Berisha, ai i cili e ka prezantuar në një konferencë me mediat, sipas të cilit Lela ka një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë dhe do drejtojë këtë sektor për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës, profesionalizmit të komunikimit të PD.

“Kam kënaqësi të paraqes para jush Drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoraturën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sector jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së”, u shpreh Berisha.

Në këtë konferencë të parë në përfundim të fjalës së Berishës, Lela mori fjalën, e bashkë me të edhe mikrofonin e Berishës. Pajisja duket se nuk arrinte deri te vendi i Lelës dhe Berisha e kaloi përmes një batue “thumbuese”.

A rrofsh, se të marrësh që në fillim mikrofonin tim”, tha Berisha.

Nga ana e tij Lela u shpreh se “do të flasim për të vërtetën dhe do ta bëjmë në mënyrë sa më të drejtë. Pse i bashkohem projektit të Rithemelimit të Berishës? Ne që bëjmë analiza politike, kemi kohë që flasim për hapje, hapje, hapje. Nëse nuk e bëjmë dhe vetëm flasim dhe kur na vjen mundësia që ti kontribuojmë hapjes, tërhiqemi është pak hipokrite”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular